Pretendon se u dëmtua nga Komuna gjashtë vjet më parë, do kompensim

Pretendon se u dëmtua nga Komuna gjashtë vjet më parë, do kompensim

19 maj 2018 18:36

Për një dëm që pretendon se i ishte bërë para më shumë se 6 vjetësh, Ismail Gjigolli po kërkon kompensim nga Komuna e Prishtinës.

Ai thotë se në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës në kryeqytet, kur ishte rregulluar trotuari në rrugën “Nazim Gafurri”, i janë dëmtuar dyert e punëtorisë, të cilat i kanë kushtuar 5 mijë euro, raporton “038” në KTV.

Pos kësaj, thotë se për shkak të punimeve të atëkohshme, shtëpia e tij dhe shtyllat ndriçuese kanë mbetur pa tokëzim të rrymës elektrike.

Përderisa shprehet i shqetësuar për sigurinë e tij, ai kërkon rregullimin e këtij tokëzimit.

Megjithëse thotë se ka shkuar në komunë dhe ka bërë një shkresë në inspeksion, ai thotë se nuk ka bërë kërkesë me shkrim apo padi.

Në Komunën e Prishtinës kanë thënë se meqenëse bëhet fjalë për diçka që ka ndodhur para dy mandatesh dhe në mungesë të një kërkese më shkrim apo vendimi që dëshmonte dëmin e ndaj Gjigollit, nuk mund të japin ndonjë përgjigje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme