Arbëri

Prishtina bëhet me murale të reja

Prishtinës sivjet do t’i shtohen ngjyrat nëpër hapësira publike e lagje të qytetit.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova, duke theksuar se Prishtina do të pasurohet me murale e grafite nëpër hapësira të ndryshme publike.

“Përkundër shiut, po bëhen përgatitjet e fundit për ‘Meeting Of Style’ në Rrugën B. Pas marrëveshjes për bashkëpunim me super ekipin e organizatës Q'ART, qyteti i Prishtinës përveç festivalit treditor të grafiteve, do të pasurohet edhe me murale dhe grafitë nëpër hapësirat publike në lagje të ndryshme”, ka shkruar Rugova.