Arbëri

VV e quan “varr luksoz” varrin e Ibrahim Rugovës

“Varr luksoz” e ka quajtur asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, raporton KTV.

Këtë koment ai e ka në mbledhjen e katërt të Kuvendit Komunal të Prishtinës, derisa po e krahasonte gjendjen e varrezave të dëshmorëve në lagjen Velania në kryeqytet dhe atij të ish-presidentit.

Rrëshqitja nga debati u thellua edhe më shumë, kur nisën diskutimet për patriotizmin, LDK-në e UÇK-në, Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin. Në këtë seancë, përkundër kritikave për rënie të inkasimit të të hyrave dhe rritje të shpenzimeve, u miratua raporti buxhetor për tremujorin e parë të këtij viti.