Teksa autoritetet komunale shfaqën shpresën se miratimi i Projektligjit për Prishtinën është afër fundit, në takimin e së martës, Komisioni për Legjislacion e ka kthyer prapa këtë dokument me arsyetimin se ka shumë amendamente jokushtetuese.
Ky Komision, e ka cilësuar jo kushtetuese nenin 2 me të cilin synohej që Prizreni të bëhej kryeqytet historik i Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Të së njëjtës natyrë janë cilësuar edhe amendamentet që parashohin themelimin e drejtorisë së Policisë së kryeqytetit, shefi i të cilës emërohet drejtpërdrejt nga kryetari i komunës.
Deputeti Arben Gashi (LDK), ka thënë se vetëqeverisja është më e komplikuar se sa është paraparë nga Komisioni funksional... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
25 prill 2018 10:28
-
Shpërndaje në: