Arbëri

Ujërat e zeza, “lum” në “Ali Pashë Tepelena”

Qytetarët e Prishtinës nuk kanë pse të kalojnë rrugës “Ali Pashë Tepelena” për shkak të ujërave të zeza që dalin në rrugë dhe erës së rëndë që kundërmon, raporton KTV.

Rrjeti i vjetërsuar i kanalizimit, ndikon që ujërat e zeza të përshkojnë komplet rrugën, por gjithashtu të rikthehen sërish në puseta. E banorët thonë se rrugët e kryeqytetit nuk duhet të mbesin kështu, dhe kërkojnë që rrjeti i kanalizimit të rregullohet.

Zyrtarë të komunës së Prishtinës, thonë se vazhdimisht kanë intervenuar nëpërmjet kontratave për sanime, mirëpo është i domosdoshëm ndërrimi i tërë rrjetit në atë lagje. Për këtë arsye, po e përgatisim që ta dërgojmë për projektim, dhe pastaj duhet të kalohen të gjitha procedurat edhe administrative, në mënyrë që të bëjmë zgjidhje afatgjate, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.