Arbëri

Komuna me projekt për krijimin e një mjedisi më të sigurt rreth Parkut të Qytetit

Descriptive Text

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, në bashkëpunim me UN Habitatin dhe UN Women është duke e realizuar projektin për Auditimin e Sigurisë dhe punëtorinë “Bllok pas Blloku – Minecraft” për intervenimet e nevojshme në lagjen rreth Parkut të Qytetit.

Sipas njoftimit, ky është proces përmes së cilit pjesëmarrësit analizojnë karakteristikat fizike të një hapësire publike, shprehin mendimet e tyre se si mund të reflektojnë pasiguri këto hapësira dhe ofrojnë propozime konkrete për përmirësimin e mjedisit urban.

Parqet e errëta të Prishtinës, të pasigurta në mbrëmje

“Me këtë rast intervenohet në ndriçim, shenjëzim, infrastrukture rrugore, organizim të hapësirës, mirëmbajtje dhe funksione të tjera urbane”, thuhet në njoftim.

Auditimi i Sigurisë bëhet përmes ecjeve në grup, në kohë të ndryshme gjatë ditës dhe natës. Thelbi i këtij aktiviteti është krijimi i një mjedisi të sigurt , sidomos për gratë dhe vajzat.

Pjesë e Auditimit të Sigurisë, që bëhet më 26 dhe 27 prill, apo e punëtorisë Bllok pas Blloku - Minecraft që mbahet më 11, 12 dhe 13 maj, mund të bëheni përmes plotësimit të formularit për aplikim, në linkun: https://form.jotformeu.com/81076234318353

{gallery}