Me mbylljen e tri rrugëve kryesore në Prishtinë, kërkohet kujdes i shtuar i shoferëve

Me mbylljen e tri rrugëve kryesore në Prishtinë, kërkohet kujdes i shtuar i shoferëve

23 prill 2018 13:33

Sot në orën 12.00, tri rrugët kryesore të Prishtinës janë mbyllur për dhjetë minuta, duke shënuar kështu ditën vendore të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor.

janë realizuar tri performanca artistike dhe sensibilizuese, ku ishin të përfshirë edhe autoambulanca dhe Policia. Në vendkalim të këmbësoreve, në rrugën ‘Agim Ramadani’, në rrugën ‘Luan Haradinaj’,para New Born, dhe para Hotelit Grand. I gjithë aktiviteti u zhvillua nga Qendra për Zhvillim Multikulturor- Impact.

Aktori Naim Berisha, ideator dhe organizator i performacave tha se shënimi i kësaj dite ka për qellim që nëpërmjet përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, të rrisin shkallën e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të ketë numër më të vogël aksidentesh, respektivisht numër më të vogël të vdekjeve në rrugë, raporton kp.

“Kjo performancë sot ishte vendosur në mes të rrugës për të dhënë në mënyrë të drejtpërdrejt mesazhin dhe imaktin tek pjesëmarrësit në komunikacion, veçmas tek shoferët. Shoferët, do të thotë kanë qenë të obliguar kësaj radhe, përderisa një televizion mundesh me pa ose mos me pa, me ndërrua kanalin ose mos me ndërrua, në teatër mundesh me shkuar ose mos me shkuar, ndërsa sot ata kanë qenë të obliguar që të ndalen dhe të marrin mesazhin e tyre të tre performancave. Siç e patë mesazhi i performacave të sotme ishte se çdo ditë ne në rrugë po e vrasim ardhmërinë tonë. Kështu që të gjithëve ju kisha bërë thirrje për kujdes më të shtuar në rrugë dhe ti ndjekin normat e komunikacionit”, ka thënë Berisha.

Drejtori i Urgjencës në Prishtinë, Bujar Gashi, tha se më këtë performancë është dërguar një mesazh i mjaftueshëm te qytetarët e Prishtinë, por edhe më gjerë në gjithë Kosovën.

Për sa i përket rritjes së rasteve të aksidenteve me fatalitet, ai tha se kjo dukuri është në kontinuitet të vazhdueshëm.

“Numri i aksidenteve dhe i tragjedive të cilat ndodhin në trafik, e ka një kontinuitet të vazhdueshëm sidomos kohëve të dimrit është pa më i madh për shkak të kushteve atmosferike, mirëpo rritjen e kemi evidente çdo herë në numër nëpër vite”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, pas përfundimit të performancave, personazhet e viktimave u ndien të kënaqur që ishin vetëm ‘viktima’ të inskenuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme