Sot mbyllen tri rrugët kryesore të kryeqytetit si shenjë e përkujtimit të viktimave në komunikacion

23 prill 2018 07:55

Tri rrugët kryesore të Prishtinës sot do të jenë të mbyllura për dhjetë minuta, në shenjë të përkujtimit të viktimave në komunikacionin rrugor.

Bëhet e ditur se do të realizohen tri performanca artistike dhe sensibilizuese, ku do të jenë të përfshira edhe autoambulanca dhe Policia, raporton KTV.

Performancat do të nisin në ora 12:00 dhe do të zgjasin deri në orën 12:10, në vendkalimet e këmbësorëve në rrugët “Garibaldi”, “Agim Ramadani” dhe në rrugën “Luan Haradinaj”, para New Born, në vendkalim të këmbësorëve.

Aktiviteti do të zhvillohet nga Qendra për Zhvillim Multikulturor.- Impact.

//video.gjirafa.com/koha?embed=neser-mbyllen-tri-rruget-kryesore-te-kryeqytetit-si-shenje-e-perkujtimit-te-viktimave-ne-komunikacio

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme