Arbëri

MAPL: Joligjor kushtëzimi i qytetarëve me pagesën e mbeturinave

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka quajtur të paligjshëm aplikimin e kushtëzimit të pagesës së faturave për mbeturinat me marrjen e shërbimeve komunale, të paralajmëruar nga Komuna e Prishtinës.

Komuna ka bërë të ditur se në kuadër të reformës për menaxhimin e mbeturinave, ka filluar ta bëjë edhe faturimin për këtë shërbim, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Komuna ka njoftuar qytetarët se do të pranojnë faturat e mbeturinave në shtëpitë e tyre një herë në tre muaj. Nëse nuk paguhen tri këste të njëpasnjëshme, Komuna aplikon masa administrative ndaluese për shërbimet që ofrohen në drejtoritë; atë të Kadastrës, të Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, e Financave, e Pronës, e Inspektoratit, e Prokurimit”, thuhet në njoftimin e Komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)