UP-ja dhe Komuna e Prishtinës shënojnë Ditën e Tokës duke mbjellë drunj Foto: Ilustrim

UP-ja dhe Komuna e Prishtinës shënojnë Ditën e Tokës duke mbjellë drunj

21 prill 2018 23:03

Me rastin e Ditës së Tokës, 22 prill, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe disa organizata jo-qeveritare, do të organizojë disa aktivitete për shënimin e kësaj dite në hapësirën e kampusit të UPHP-së.

Image

Ndër të tjerash, parashihet pastrimi i kampusit të Universitetit dhe mbjellja e disa drunjve.

Ngjarja do të zhvillohet në oborrin e UP-së, gjegjësisht para Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” nga ora 13:00.

Image

Edhe Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se nesër do të shënojë Ditën e Tokës.

Kryetari Shpend Ahmeti ka falënderuar asamblistin Adrian Berisha, i cili, siç tha Ahmeti, me një grup bashkëpunëtorësh, ka arritur t’i organizojë dhjetëra organizata e biznese për t’i mbjellë afër 800 drunj për një ditë.

“Ju ftojmë që me vetiniciativa ta shënoni këtë ditë në lagjen tuaj. Si komunë sivjet do të mbjellim afër 5000 drunj. E së shpejti me iniciativën që bashkërisht t’i mbjellim 38 mijë drunj për një vit”, shkroi Ahmeti, ndërsa ftoi të gjitha familjet prishtinase të bashkohen në aktivitetet e ndryshme për shënimin e kësaj dite.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme