Garë e fizikanëve të Prishtinës

Garë e fizikanëve të Prishtinës

19 prill 2018 14:24

​Sot Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Shoqatën e Fizikanëve të Kosovës, organizuan garën e “Fizikanëve të Rinj” në nivel komune. Gara u zhvillua me nxënësit e klasave të IX, X, XI dhe të XII, nga të gjitha institucionet edukativo-arsimore të nivelit të arsimit parauniversitar, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Në garën e fizikanëve të rinj, secila shkollë u përfaqësua me nxënës që kanë treguar rezultate të larta në garën në nivel shkolle. Ndërsa, nxënësit që do të shënojnë rezultate të mira në nivel komune do të përfaqësojnë Komunën e Prishtinës në nivel vendi, më 05 maj 2018, garë kjo që do të mbahet në Fakultetin e Shkencave Matematikore-Natyrore (Departamentin e Fizikës), të Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme