Arbëri

Komunarët bëjnë homazhe ndaras

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me zyrtarë tjerë komunalë dhe me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani dhe të shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në kuadër të 18 prillit, ditës së dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Ahmeti tha se çdo vit nderohen dëshmorët më 18 prill, të cilët me dhënien e jetës së tyre sollën lirinë për Kosovën, raporton TV ARTA.

“Më 18 prill Komuna e Prishtinës përkujton dëshmorët. Pas homazheve në varrezat e dëshmorëve po bëjmë homazhe edhe te shtatorja e Zahir Pajazitit dhe do të ketë homazhe edhe në fshatra të Prishtinës. U bënë 20 vite që përkujtojmë dëshmorët që me përkushtimin e tyre sollën lirinë, puna që ne e bëjmë është minimale për atë çka kanë dhënë dëshmorët, pse jemi sot na të lirë”, ka thënë Ahmeti.

Ndaras delegacionit të komunës ka qenë drejtori I shëndetësisë, Arben Vitia i cili homazhet i ka bërë me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti.