Garë e diturisë në shkencën e matematikës në Prishtinë

Garë e diturisë në shkencën e matematikës në Prishtinë

17 prill 2018 09:49

​Drejtoria e Arsimit në Prishtinë organizoi dje garën në lëndën e matematikës për nxënësit e klasës XII, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Ky organizim u bë në koordinim me studentë të Kosovës që studiojnë në Universitetin e Koprit në Slloveni dhe me ish-drejtoreshën e arsimit të Komunës së Gjakovës znj. Diana Qarkaxhija.

Në këtë garë pjesëmarrës ishin 25 nxënës të klasave të dymbëdhjeta (XII), të cilët pasi kanë treguar shkathtësi dhe rezultate të larta në garat e zhvilluara në shkollat e tyre, iu nënshtruan testit në nivel komune.

Veçantia e kësaj gare është se dy kandidatët më të suksesshëm do të fitojnë të drejtën për të studiuar në Universitetin e Primorskës në Republikën e Sllovenisë, me bursë të plotë në vlerë prej 4,500 eurosh.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme