Tym i zi e i dendur nga “Kosova B” ndot qiellin në Obiliq

Tym i zi e i dendur nga “Kosova B” ndot qiellin në Obiliq

16 prill 2018 19:59

Termocentrali Kosova B vazhdon të shkaktojë ndotje të madhe.

Tym i zi është parë të jetë lëshuar nga tymtarët e këtij termocentrali, i cili ndonëse është më i ri si Kosova A, në mungesë të filtrave shkakton ndotje më të madhe.

Banorët e kësaj ane, duke dërguar edhe fotografi në adresë të portalit Koha.net, e përshkruajnë këtë tym si më të dendur se zakonisht.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që alarmohet zakonisht në sezonin e dimrit, kur ndotja e ajrit sidomos në Prishtinë bëhet shqetësim për qytetarët, përmend Termocentralin Kosova B, si njërin prej shkaktarëve më të mëdhenj të ndotjes.

Albena Reshitaj, ministre në MMPH, kishte deklaruar në Kuvendin e Kosovën se termocentralet janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Prishtinë. Ajo kishte thënë se filtrat e Termocentralit ‘Kosova B’, nuk janë ndërruar prej vitit 1985.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës ka investuar qindra miliona euro në termocentralet Kosova A dhe B.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme