Arbëri

Nesër mbyllet përkohësisht rruga nga Pallati i Rinisë deri te Qafa

Descriptive Text

Nesër përkohësisht do të jetë e mbyllur një pjesë e rrugës “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga komuna e Prishtinës, kjo do të bëhet për shkak të punimeve në kanalizimin e rrugës Fehmi Agani. 

“Nga mëngjesi, e deri pas orës 13:00, do të jetë i mbyllur segmenti rrugor nga kthesa e stadiumit (pranë Pallatit të Rinisë), deri tek rruga UÇK”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Image