Arbëri

Komuna më në fund nis arnimin e rrugëve

Komuna e Prishtinës më në fund ka nisur sanimin e rrugëve me gropa që u kanë shkaktuar telashe e kokëçarje të mëdha shoferëve tash e sa kohë.

Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, ka bërë me dije përmes Facebook-ut se gjatë ditës së sotme kanë sanuar gropat në rrugët “Agim Ramadani”, “Ukshin Hoti”, “Fehmi Lladrovci” dhe “Robert Dol”.

“Prej fillimit të punës së bazave të asfaltit, në prill çdo ditë do të punohet në sanimin e gropave deri në qershor”, ka shkruar Ahmeti.

{gallery}