Arbëri

Gurët e përdorur për protesta nuk janë zëvendësuar në sheshin “Skënderbeu”

Janë lokacionet më të frekuentuara në Prishtinë. Sheshet janë mundësi e mirë për tregtarë, por edhe për atraksion për qytetarë.

Tri sheshet e kapura të kryeqendrës dallojnë sa i përket funksionalitetit, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Në sheshin e festave, infrastruktura është shumë më e mirë sesa në atë që mbledh qytetarët kryesisht për protesta.

Në pjesën më të madhe, gurët e demoluar nuk janë zëvendësuar tash e disa vjet.

Edhe objektet që ndodhen në këtë shesh, përdoren për të shkruar grafite protestuese.

Qytetarët thonë se institucionet duhet ta rregullojnë infrastrukturën në këtë pjesë.

Megjithatë, deri më tash, zyrtarë të Komunës së Prishtinës nuk kanë deklaruar ndonjë projekt për rivitalizim të pjesëve të dëmtuara.