Arbëri

Gjysma e shkollave të Prishtinës me ushtrues detyre të drejtorëve

Gjysma e shkollave të Komunës së Prishtinës, qe afro një vit e gjysmë po udhëhiqen nga ushtrues detyre, pasi që Komuna nuk ka arritur të përfundojë procedurat e rekrutimit të zgjedhjes së drejtorëve të rinj.

Në Drejtorinë Komunale të Arsimit kanë thënë se është përgatitur konkursi i ri për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave, dhe se ai do të shpallet sapo të marrë aprovimin e kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por se procesi ka mbetur peng i pozitës vakante të drejtorit të Arsimit. Që nga maji i vitit të kaluar, që kur ish-drejtoresha e Arsimit të Komunës, Arbërije Nagavci, pati nisur garën për deputete të Kuvendit të Kosovës, dhe pastaj edhe u zgjodh në atë post. E DKA-ja ka funksionuar pa drejtor, deri në janar të këtij viti.

Ndërkaq, që rreth konkursit të verës së vitit 2016, ka pasur edhe padi në gjykata me ankesën për parregullsi në zgjedhjen e drejtorëve, dhe në tri raste gjykata ka vendosur në favor të palëve që kanë dërguar rastet në gjykim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)