Arbëri

Përmes dhurimit të gjakut, shënohet dita e dëbimit dhe e vrasjes së banorëve të Sofalisë e Taukbashqes

Nesër, më 28 mars do të shënohet dita e dëbimit dhe vrasjes së banorëve të Sofalisë, Taukbashqes dhe lagjeve përreth, në vitin 1999.

“Me këtë rast, sikur edhe dy viteve të kaluara, për ta shënuar këtë ditë banorët do të mblidhen në Taukbashqe tek restoranti “Parku i Princave” dhe do të dhurojnë gjak”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës.

Aktiviteti fillon në ora 12:30 dhe në të do të marrë pjesë edhe Arben Vitia, Drejtor i Shëndetësisë dhe i Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës.