Arbëri

Ahmeti: Nuk do të hakmerrem ndaj drejtorëve të Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje, e përfaqësuar deri tashti me 17 anëtarë në Kuvendin Komunal të Prishtinës, nga e enjtja edhe zyrtarisht është ndarë, sipas modelit të nivelit qendror.

Kësisoj, 9 anëtarë janë përcaktuar të radhiten me Grupin e Deputetëve të Pavarur, teksa 7 me Vetëvendosjen, e drejtuar nga Albin Kurti.

Vetëm një anëtare e këtij grupimi politik është përcaktuar të vazhdojë përfaqësimin në Kuvend si e pavarur, shkruan sot Koha Ditore.

Disa orë pas këtij rikonfigurimi të KK-së, kreu komunal, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nuk do të hakmerret ndaj përcaktimit që kanë bërë ish-kolegët e tij që kanë vendosur të mbeten në krah me Albin Kurtin.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)