Punëtorët e sheshit “Adem Jashari” dëmtojnë gypin e ujit – disa lagje mbesin pa ujë të pijes Foto: Ilustrim

Punëtorët e sheshit “Adem Jashari” dëmtojnë gypin e ujit – disa lagje mbesin pa ujë të pijes

17 mars 2018 19:45

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët se, gjatë ditës së sotme, kontraktorët e Komunës së Prishtinës përgjatë punimeve të tyre në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë dëmtuar një tubacion të vjetër, tubacion i ujit ky që kalon nën objekte banimi.

“Për këtë shkak, jemi detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit. Lagjet e prekura janë “Ddodona”, “Tophane”, zona rreth komunës së vjetër të Prishtinës si dhe rruga “Haxhi Zeka” në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e KRU “Prishtina”.

Kompania thotë të ketë dërguar ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit në vendin e ngjarjes dhe janë duke u munduar të sanojnë dëmtimin edhe në këto çaste.

KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e zonave të lartcekura.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme