Fëmijët kanë nisur të mërziten nga kiflet dhe qumështi, prindërit duan të pasurohet menyja

Fëmijët kanë nisur të mërziten nga kiflet dhe qumështi, prindërit duan të pasurohet menyja

18 mars 2018 10:25

Përmirësim të cilësisë së ushqimit në shkollat fillore, premtoi kryetari Shpend Ahmeti gjatë fushatës në zgjedhjet e kaluara.

Por, deri tash fëmijët e klasave të para deri në të pesta të shkollave fillore në Prishtinë, marrin nga Komuna vetëm nga një kifle dhe një qumësht, raporton “038” i KTV-së.

Prindërit duan që kryetari ta mbajë premtimin, pasi, sipas tyre, nuk është mirë që fëmijët të ushqehen gjithmonë njëjtë.

Disa nga prindërit thonë se fëmijët e tyre nuk po i hanë kiflet për shkak të cilësisë jo të mirë.

Të tjerë prindër janë të kënaqur me shujtën, aktualisht.

Ndryshe nga fëmijët e shkollave të tjera në kryeqytet, ata të shkollës “Model” po ushqehen në bufenë e shkollës.

Drejtori thotë se pavarësisht kësaj, fëmijët po i konsumojnë edhe kiflet.

Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se aktualisht do të vazhdohet vetëm me kifle dhe qumësht.

Zëdhënësi Adonis Tahiri shkurt i ka thënë televizionit se kurdo që të arrihet të ndryshohet shujta, do të njoftojnë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme