
Shembja shkakton hapjen e një grope në Bregun e Diellit
16 mars 2018 19:57
Në rrugën “Gazmend Zajmi” në Bregun e Diellit është shembur një pjesë e rrugës, ku si rezultat është hapur një gropë e madhe rreth një kanalizimi.
Një lexues i Koha.net ka dërguar fotografi ku shihet gjendja e kësaj grope, e që nga Komuna ende nuk është ndërmarrë ndonjë veprim.
Dëshmitari ka treguar se rëra e vendosur rreth kësaj grope, është bërë nga vetë banorët me qëllim të mos ketë ndonjë incident.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.