Ujësjellësi shkyç individualisht borxhlinjtë në fshatrat Bardhosh, Bërnicë e Ulët dhe e Epërme Foto: Koha / ilustrim

Ujësjellësi shkyç individualisht borxhlinjtë në fshatrat Bardhosh, Bërnicë e Ulët dhe e Epërme

14 mars 2018 10:20

KRU “Prishtina” njofton konsumatorët borxhlinj të fshatit Bardhosh, Bërnicë e Ulët dhe e Epërme, se gjatë ditës së sotme do të shkyçen individualisht nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Rreth 644 shtëpi / konsumatorë të fshatit Bardhosh u kanë borxh KRU “Prishtina” 173 mijë euro, 314 shtëpi / konsumatorë të fshatit Bërnicë e epërme kanë borxh 69 mijë euro dhe 206 shtëpi / konsumatorë të fshatit Bërnicë e ulët kanë borxh 40 mijë euro.

“Me shkyçje do të përballet secili konsumator që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Për këtë aksion, në zonën e lartpërmendur janë të angazhuar 4 ekipe të shkyçjes përfshirë edhe inspektorë. Ata të cilët kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit do të shkyçen gjatë ditës së sotme, pas shumë vërejtjeve e njoftimeve që u janë bërë më parë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, raporton Koha.net.

Aksioni i tillë, sipas KRU “Prishtina”, do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018.

Kompania ka falënderuar të gjithë konsumatorët që po i kryejnë rregullisht obligimet e tyre financiare ndaj KRU “Prishtina”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme