Drenoci kërkon zgjidhje nga Prishtina për varrezat e përmbytura nga uji Foto: Koha

Drenoci kërkon zgjidhje nga Prishtina për varrezat e përmbytura nga uji

13 mars 2018 08:54

Banorë të fshatit Drenoc, dy ditë më parë kanë punuar gjithë ditën në largimin e ujit që përmbyti varrezat për të krijuar kushte për varrosjen e një bashkëfshatari.

Varrezat e fshatit ende vazhdojnë të jenë të vërshuara nga uji, ndërkohë që të hënën nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli, është takuar me banorët në kërkim të zgjidhjes, shkruan sot “Koha Ditore”.

Maliq Berisha, përfaqësues i fshatit, ka thënë se edhe pas përpjekjeve për ta larguar ujin nga varrezat, kufoma sërish nuk ka mundur të varrosej afër familjarëve të tjerë të vdekur.

që donim me çel varrin, dalke uji. Krejt toka e zhytur në ujë. Sharrojshim edhe ne, s’kemi pas këmbën ku me qit”, tregonte Berisha.

Për këtë shkak, ai ka thënë se janë detyruar që familjarin e tyre ta varrosin në breg të varrezave... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme