Arbëri

Ligji për kryeqytetin procedohet javën e ardhshme

Ligji për kryeqytetin pritet që javën e ardhshme të procedohet në Kuvend, ka njoftuar kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani.

Ai ka kritikuar kryetarin Shpend Ahmeti për mos bashkëpunim me këtë komision, raporton TV Arta.

“Gjatë vizitave hulumtuese në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, kemi konsultuar edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, por që ka qenë neglizhent dhe nuk ka sjell asnjë shtesë për propozimet që i ka dhënë, por që ne i kemi amendamentet e akterëve të tjerë”, ka thënë Hasani.

Për vizitën në Mal të Zi, ka folur anëtari i komisionit, Milaim Zeka, që ka thënë se akuzat që u janë bërë për mungesë në ditën kur pritej të votohej demarkacioni kanë qenë ta pabaza.

Rasim Selmanaj nga AAK ka thënë se Ligji për Prishtinën është ngjarja më e mirë që po i ndodh kryeqytetit.