Arbëri

Gjykata e tenderëve kthen në rivlerësim tenderin e KEK-ut

Gjykata e tenderëve e ka anuluar vendimin e Korporatës Energjetike të Kosovës për dhënie të kontratës për aktivitetin e prokurimit “Furnizim me bosht të kushinetës së dyfishtë të mullirit” me nr. të prokurimit KEKO 17/4887/121.

Kjo gjykatë e ka miratuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Eng Group” sh.p.k.-Prishtinë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit dhe atë e ka kthyer në rivlerësim, shkruan sot “Koha Ditore”. Në vendimin Organit Shqyrtues të Prokurimit janë konstatuar shkelje ligjore që janë shkaktuar nga Autoriteti Kontraktues-KEK.

“Paneli shqyrtues konstaton se OE ankues ‘Eng Group’ sh.p.k. është kualifikuar si tenderues i eliminuar nga AK-KEK pasi që sipas letrës standarde nuk ka ofruar dokumentacion autentik të prodhuesit si katalogë-pjesë të katalogut nga prodhuesi apo vizatim të vërtetuar nga prodhuesi me përshkrimin teknik të detajuar për artikujt e ofruar (dimensionet-materiali) dhe të nënvizuar artikujt për pozicionet e kërkuara”, thuhet në arsyetimin e vendimit të OSHP-së.

Sipas tij, OE ankues pretendon se janë të autorizuar nga prodhuesi dhe kanë autorizim së bashku me vizatim... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)