Parlamenti e Komuna e Prishtinës pa marrëveshje për investime në sheshin “Adem Jashari”

Parlamenti e Komuna e Prishtinës pa marrëveshje për investime në sheshin “Adem Jashari”

12 mars 2018 08:25

Sheshi “Adem Jashari”, i cili gjendet midis objekteve të 2 institucioneve më të larta qendrore dhe komunale, Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, paralajmërohet se do të rregullohet këtë pranverë, ani pse të dyja këto institucione s’kanë definuar asgjë rreth investimit.

I lënë prej vitesh në gjendje të mjerueshme, hapësira e këtij sheshi që gjendet në qendër të qytetit, është shkatërruar tej mase dhe po reflekton imazh të keq për Prishtinën, ndërsa, që të dyja institucionet kanë hise në pronësinë e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dhe ndonëse, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pati paralajmëruar që prej 3 vjetësh rregullimin e tij, kjo gjë ende nuk ka ndodhur, meqë Parlamenti i Kosovës dhe Komuna nuk kanë definuar marrëveshjen për investime në të.

Tashti, drejtues të Parlamentit kanë thënë se Komuna e Prishtinës nuk ka përtëritur më nismën për rregullimin e këtij sheshi, meqë një e këtillë e nisur para dy vjetësh ka mbetur “stand by” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme