Arbëri

Shembet në Prishtinë një objekt i vjetër, s’ka të lënduar

Një shtëpi e vjetër është shembur sot në rrugën “Xhemajli Prishtina” në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga policia, nuk ka të lënduar, ndërsa dëmtime ka pësuar një veturë e tipit Passat e parkuar afër.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se kjo rrugë tashmë është e bllokuar për qarkullim.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti që ka thënë se objekti është në kontest gjyqësor në mes të dy pronarëve, prandaj edhe ka mbetur në këtë gjendje.

“Tashmë jemi dakorduar po e presim Institutin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore që të na e sjellë pëlqimin, sepse ne nuk kemi të drejtë ta rrënojmë pa pëlqimin e tyre. Sipas të gjitha gjasave do të na e sjellin shumë shpejt vendimin për demolim të kontrolluar që do të thotë që do ta rrënojmë një pjesë por minimumin e kërkuar dhe pastaj ne si komunë kemi kërkuar nga Instituti që ta marrim ne në menaxhim këtë edhe pse është pronë private pasi që ekziston mundësia që kur pronari nuk kujdeset ta marrim ne si komunë dhe ta rinovojmë dhe ta kthejmë një hapësirë publike”, ka thënë Ahmeti.