Ligji për kryeqytetin në shqyrtim të dytë nga fundi i marsit Foto: Koha / ilustrim

Ligji për kryeqytetin në shqyrtim të dytë nga fundi i marsit

06 mars 2018 08:29

Projektligji për kryeqytetin e Kosovës-Prishtinën do të kalojë nëpër të gjitha procedurat e nevojshme, të cilat do të përfundojnë deri më 16 mars, dhe pastaj do të dërgohet për shqyrtim të dytë në Kuvendin e Kosovës për miratim përfundimtar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kështu ka deklaruar të hënën për “Kohën Ditore” kryetari i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Nait Hasani, i cili ka bërë të ditur se Komisioni do të takojë gjatë javës drejtuesit e Ministrisë së Pushtetit Lokal, dhe drejtuesit e Komunës së Prishtinës, të cilëve do t’u ofrohet mundësia që të japin sugjerimet e tyre të fundit rreth formës finale të Projektligjit.

Projektligji për Prishtinën ka kaluar leximin e parë në Kuvendin e Kosovës, në dhjetor të vitit të shkuar, dhe të premten e kaluar ai ka qenë në rend dite për lexim të dytë në seancën plenare. Por ende pa filluar punimet seanca, deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani, ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që ta heqë këtë projektligj nga rendi i ditës, pasi që, sipas tij, nuk janë plotësuar procedurat ligjore për sjelljen e tij në lexim të dytë.

Prandaj, kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, ka bërë të ditur se Komisioni për Qeverisje Lokale nuk e ka parashtruar kërkesën për lexim të dytë të Projektligjit për Prishtinën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme