QMF bëhet me aparaturë pa rrezatim për zbulim të deformimeve të ijeve tek foshnjat Foto: Koha / ilustrim

QMF bëhet me aparaturë pa rrezatim për zbulim të deformimeve të ijeve tek foshnjat

03 mars 2018 19:22

Vetëm në vitin 2017, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare janë kontrolluar rreth 2000 fëmijë rreth dyshimeve për deformim eventual të ijeve.

Mirëpo, aparatura e vjetër nuk i plotësonte nevojat e dëshiruara nga stafi mjekësor, raporton KTV.

Përmes një donacioni, tashmë kjo qendër e Mjekësisë Familjare është bërë me aparaturë më të avancuar.

Pas detektimeve që bëhen nga pediatret me aparaturën e re, fëmijët sipas nevojës, udhëzohen për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për ta kryer këtë shërbim komuna ka trajnuar dy pediatre.

Sipas Arben Vitisë, drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë, ky shërbim u krijon lehtësi qytetarëve si dhe shërbimeve që jepen në QKUK.

Identifikimi i vonshëm i këtyre problemeve, sipas drejtoreshës, Sadete Hadri mund të pamundësojë shërimin

Gjatë kontrollimit është bërë e ditur se aparatura nuk ka rrezatim.

Nënkryetari i komunës, Selim Pacolli, ka treguar se furnizimi i kësaj qendre me këtë aparaturë është donacion i Rotary Club Prishtina, vlera e së cilës është 9 mijë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme