Pas pak në “038”, Shpend Ahmeti

Pas pak në “038”, Shpend Ahmeti

02 mars 2018 19:43

Këtë të premte në 038 të KTV-së, i ftuar është i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.

Çfarë ndryshimesh janë bërë e cilat janë sfidat për përmbushjen e zotimit për “Prishtinën e Pastër”?

Me cilat shërbime mburret Shpend Ahmeti?

Çfarë po ndodhë me Pallatin e Rinisë?

E çfarë do të ndodhë në shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Kryeqytetin në Kuvendin e Kosovës?

Cilat projekte janë përfshirë e cilat kanë mbetur jashtë buxhetit për vitin 2018?

Çka premton Ahmeti për lagjen Dardania?

E si do të veprojë ai me vendimet e Kuvendit Komunal të cilat Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka vlerësuar si të jashtëligjshme?

Për këto dhe të tjera, na ndiqni të premten nga ora 20:00, në KTV.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme