Arbëri

Përurohet Qendra e rinovuar e Mjekësisë Familjare 3

Sot është përuruar Qendra e rinovuar e Mjekësisë Familjare nr.3, afër së Shkollës së Mesme Teknike, në Prishtinë, raporton KTV.

Aty i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka thënë se është krenar me punën e Drejtorisë së Shëndetësisë në transformimin e QMF-ve dhe ofrimin e shërbimeve cilësore në to. Madje, për këto të fundit, sipas tij, Prishtina është shembull jo vetëm brenda vendit, por edhe në rajon. Risi në objektin e rinovuar është ofrimi i qasjes për personat me nevoja të veçanta.

“Qytetarët kanë qenë kënaqur me stafit këtu, por ka pasur kritika nga personat me nevoja të veçanta dhe të moshuarit për vështirësi në qasje, për shkak se shërbimet janë ofruar vetëm në katin e dytë, andaj duke u nisur nga kjo, deponë në katin e parë, e cila ka qenë e pashfrytëzueshme, e kemi kthyer në ordinancë duke iu ofruar mundësi, personave që nuk mund të ngjisin shkallët, të marrin shërbimet në katin e parë,” ka thënë drejtori i shëndetësisë Arben Vitia.

Punimet në këtë qendër janë kryer me kontratën për renovime, me të cilën janë rinovuar edhe laboratori dhe radiologjia në QKMF si dhe Qendra për të Moshuar.

{gallery}