Arbëri

Prishtina me 44 për qind suficit në investimet kapitale

Descriptive Text

Komuna e Prishtinës ka dështuar të realizojë investimet kapitale, gjatë vitit 2017, ashtu siç kishte planifikuar vetë, meqë suficiti buxhetor është 44 për qind e buxhetit vjetor të dedikuar për këtë kategori shpenzimesh.

Përderisa shpenzimet për paga dhe mëditje janë realizuar qind për qind, si dhe shpenzimet komunale që janë realizuar në vlerë të përafërt me këtë, duke u shpenzuar deri në 99 për qind, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përqindja e lartë e shpenzimit të mjeteve në këto dy kategori, si dhe ajo për mallra dhe shërbime, që ka arritur të realizohet në vlerë prej 98 për qind të mjeteve të dedikuara, kanë bërë që shuma totale e shpenzimeve të buxhetit të arrijë përqindjen në 80.10 për qind, ani që shpenzimet kapitale janë tepër të ulëta, gati përgjysmë më pak, duke u shpenzuar përafërsisht vetëm gjysma e buxhetit që ka pasur në dispozicion institucioni për shpenzime.

Këto janë të dhëna zyrtare, që figurojnë në Raportin Financiar të Buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2017, ku janë përmbledhur të hyrat dhe shpenzimet e Komunës për periudhën janar-dhjetor të vitit të shkuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)