Arbëri

Prishtina, në mesin e 19 komunave që shkelën Ligjin për Barazi Gjinore

Pothuajse gjysma e komunave mund të përballen me padi, nëse brenda 30 ditësh nuk i harmonizojnë vendimet e kuvendeve të tyre me Ligjin për Barazi Gjinore.

Kjo, pasi Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar se ato kanë shkelur ligjin në fjalë, kur kanë zgjedhur anëtarët e komiteteve, raporton KTV.

Në mesin e këtyre komunave janë: Prishtina, Gjakova, Peja, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Malisheva, Kaçaniku, Suhareka, Obiliqi, Deçani, Graçanica, e të tjera.

Drenasi dhe Fushë Kosova, sipas Ukimerajt, tashmë veç kanë ri-shqyrtuar dhe harmonizuar vendimet e tyre konform Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe atij për Barazi Gjinore.

Për dallim nga shumica dërrmuese e komunave, që kanë zgjedhur më shumë burra, Komunës së Kaçanikut vendimi i është kthyer për shkak se 6 nga 7 anëtarët e zgjedhur të Komitetit për Politikë dhe Financa kanë qenë gra.

Por përfaqësimi i barabartë 50-50 në trupat vendimmarrës të komunës po shihet problematik nga shoqëria civile, për shkak të numrit tek të anëtarëve në komitete.

Por, MAPL-ja ka krijuar një standard lidhur me këtë.

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, këtë javë ka kontestuar vendimin e ministrisë, duke thënë se sipas së njëjtës logjikë, të jashtëligjshme janë edhe organet e institucioneve qendrore, pasi as në to nuk ka përfaqësim të barabartë gjinor.

Në Institucionin e Avokatit të Popullit thonë se ligji vlen për edhe për nivelin qendror.

Pos në institucione shtetërore, Avokati i Popullit, vazhdimisht ka kërkuar përfaqësim të barabartë gjinor, edhe në listat zgjedhore të partive politike.