Arbëri

Gjysma e fshatrave të Prishtinës pa rrjet ujësjellësi

Dita Botërore e Ujit ka gjetur edhe sivjet pa rrjet të ujësjellësit me ujë të pijshëm gjysmën e fshatrave të Komunës së Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë fakt e pohojnë edhe vetë zyrtarët komunalë. Kurse zyrtarë të ujësjellësit “Prishtina” e pranojnë se nuk e kanë të shtrirë rrjetin e tyre në të gjitha fshatrat e Komunës së Prishtinës, ndonëse është kompani rajonale dhe rrjetin e shtrinë edhe në katër komuna të tjera, përpos Prishtinës.

Prishtina e ka përmirësuar gjendjen e furnizimit me ujë, teksa gjendja ende nuk është stabilizuar shkaku i arsyetimit zyrtar se po testohet rrjeti. Ndërtimi i Fabrikës në Shkabaj ka kushtuar 35 milionë euro. Por Komuna e Prishtinës nuk e ka paguar gjysmën e shumës së dakorduar në vlerë prej 2.5 milionë eurosh.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.