Arbëri

Fontanat e mbeturinave dhe shëmtia në “Dardani”

Descriptive Text

Platoja në lagjen “Dardania” të kryeqytetit, në të cilën ende nuk kanë përfunduar punimet, momentalisht është e mbushur me mbeturina dhe gjësende tjera që nuk japin pamjen e mirë.

Në këtë plato janë të vendosura edhe dy fontanta, ku rregullimi i njërës nga to nuk ka përfunduar, derisa të dy fontanat janë të mbushura me mbeturina, raporton KosovaPress.

Po ashtu, rreth këtij bulevardi, të padestinuara në vendin e vet janë edhe shishet e qelqit të thyera, kurse, mbrojtëset e hekurit dhe ulëset janë të rrëzuara.

Në vijim po ju sjellim disa fotografit që tregojnë gjendjen e kësaj lagje me të cilën nuk janë të kënaqur as banorët që jetojnë aty.

{gallery}