Arbëri

Rreth-rrotullimi i pakompletuar shkas për aksidente

Jo të rralla kanë qenë aksidentet në rrethrrotullimin në dalje të Prishtinës, që lidhë rrugët nacionale Mitrovicë – Pejë – Ferizaj.

Disa herë veturat kanë përfunduar poshtë urës – duke rezultuar në aksidente fatale, raporton 038 në KTV.

Para një muaji, më të keqes, për pak, i kishte shpëtuar Agron Gashi, vetura e të cilin nga lart përfundoi në rrugën për Fushë Kosovë.

Nga aksidenti që pati, Gashi përfundoi me 6 unaza të thyera në shpinë dhe katër fraktura në këmbën e djathtë.

Në natën e 17 dhjetorit, thotë se në përpjekje për t’iu shmangur goditjes së një veture tjetër, ndërroi kahjen dhe përfundoi poshtë urës.

Fajin për dëmin që iu bë ia lë mungesës së rrethojave mbrojtëse, në thuajse gjysmën e perimetrin e brendshëm të rrethit.