Arbëri

Në Prishtinë kryhen tri pjerrina për personat me nevoja të veçanta

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se tri pjerrina për personat me nevoja të veçanta, që kishin nisur në kryeqytet vitin e shkuar, tashmë janë kryer.

Në nëntor të vitit të kaluar kanë filluar punimet për ndërtimin e tri pjerrinave, dy në lagjen Bregu i Diellit dhe një tek shkolla “Asim Vokshi”, saktëson njoftimi, ku thuhet se punimet kanë përfunduar për 60 ditë, sipas afatit të kontratës, dhe tani pjerrinat janë në dispozicion të personave që kanë nevojë për to.

Sipas njoftimit, Komuna e Prishtinës në vazhdimësi është angazhuar që t’i identifikojë rastet e personave me nevoja të veçanta, ashtu që të punohet për lehtësimin e qasjes si në institucionet komunale, ashtu edhe në banesat e tyre.

{gallery}