Arbëri

Ahmeti me ekip pastron bodrumet që u vërshuan nga kanalizimet

Kryetari i Prishtinës, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se bashkë me ekipet emergjente, janë duke sanuar një problem të kanalizimit në qendër të Prishtinës.

Ka treguar se vjetërsia e disa gypave, gjithashtu ka shkaktuar vërshime të kanalizimit nëpër bodrume të banorëve.

“Sot me ekipet emergjente po sanojmë një problem të kanalizimit në qendër prapa ProCreditit dhe Aurorës. Gypet e vjetra, dendësia e shtuar e qytetarëve dhe bizneseve ka shkaktuar vërshime të kanalizimit në bodrumet e banorëve”, ka shkruar Ahmeti.