Arbëri

Komuna e Prishtinës mbjell lule në ditën e Pranverës

Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës, së bashku edhe me Hortikulturën, ka mbjellë lule në disa pjesë të kryeqytetit në ditën e pranverës.

Besart Vllahinja, drejtori i Kulturës, tha se ideja që kanë zgjedhur këtë ditë është që kultivimi dhe mbëltimi i fidanëve dhe luleve të reja të jetë traditë ku ai shpreson se kjo nuk do të përmbyllet vetëm më 21 mars, por do të vazhdojë edhe më tej, raporton kp.

Kryeshefi i Hortikulturës Isak Rakovica tha se sivjet kanë planifikuar mbjelljen e 400 mijë luleve në tërë Prishtinën.

Me rastin e këtij organizimi, një performancë në Parkun e Qytetit ka bërë ansambli “Bajram Curri”.

Mbjellja e luleve është bërë sot edhe tek shkolla “Naim Frashëri” dhe në sheshin “Nëna Terezë”.