Arbëri

Komuna e Prishtinës dyfishon buxhetin për mallra dhe shërbime

Komuna e Prishtinës ka projektuar që të shpenzojë 4 milionë e 528 mijë euro të buxhetit vjetor, vetëm për paga dhe mëditje për punëtorët e saj të Administratës, gjatë vitit 2018. E kjo shifër është për afro 800 mijë euro më shumë sesa shifra e miratuar për pagat e Administratës komunale për një vit më parë, e cila kapte vlerën prej afro 3.7 milionë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kur, kësaj i shtohen edhe afro 6 milionë e gjysmë euro të tjera për pagat dhe mëditjet në sektorin e shëndetësisë dhe afro 18 milionë e 300 mijë euro të tjera për pagat dhe mëditjet e sektorit të Arsimit, rezulton se Komuna e Prishtinës gjatë vitit 2018, do të shpenzojë hiq më pak se rreth 29 milionë e 300 mijë euro të buxhetit të saj vjetor, vetëm për kategorinë e pagave dhe mëditjeve për të punësuarit e sektorit publik, me të cilët Komuna ka kontrata pune.

Kështu, rritja e planifikimeve buxhetore për paga për 2018, në vlerë prej 1 milion e 134 mijë eurosh është projektuar që të jepen: 800 mijë euro për punëtorët e Administratës komunale, për ata të sektorit të Shëndetësisë, 160 mijë më shumë dhe për ata të sektorit të Arsimit 174 mijë euro rritje të buxhetit për pagat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)