Arbëri

Ndotja e ajrit në Prishtinë rritet bashkë me shqetësimet e qytetarëve për shëndetin

Niveli i ndotjes së ajrit është rritur bashkë me shqetësimet për shëndetin, javëve të fundit.

Sipas matjeve të Ambasadës Amerikane në kryeqytet, në periudhën mes orëve para të mbrëmjes e deri në mëngjesin e hershëm treguesit marrin ngjyrë të kuqe – ngjyrë kjo që tregon se ajri është i pashëndetshëm.

Edhe Komuna e Prishtinës ka 6 matës të cilësisë së ajrit të vendosur në po aq lagje.

Përderisa kjo e fundit merr raportet nga këta matës, qytetarët nuk mund të informohen për cilësinë e ajrit në lagjen e tyre, pasi ueb-faqja e destinuar për këtë çështje është jo-funksionale.

Me gjithë nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, sipas pulmologut, Skënder Baca, situata ende nuk është alarmante.

Ai shton se numri i pacientëve, gjatë sezonit të dimrit, për shkak të ndotjes së ajrit është i vogël.

Ndërkohë, në komunë thonë se ata kanë marrë masa, por shtojnë se veprimet e tyre janë të kufizuara.

Me gjithë paralajmërimet për ndalimin e përdorimit të qymyrit, në Ministrinë e Mjedisit thonë se nuk është shqiptuar asnjë gjobë, pasi ende nuk ka vendim të shkruar për këtë.

Edhe pse pranon që gjendja nuk është e mirë, sipas Matoshit, niveli i ndotjes në kryeqytet nuk dallon shumë me vendet e rajonit.

Pasi tha se në institucionet që ata menaxhojnë kanë larguar nga përdorimi qymyrin, Tahiri shtoi se nuk mund t’ua imponojnë një gjë të tillë edhe qytetarëve.

Pa ofrimin e një alternative, sipas Trim Ilazit nga organizata “PEN”, nuk mund të ketë kushtëzime nga institucionet shtetërore.

Thekson se zbatimi i strategjive ka ngecur, ndërsa problem në të ardhmen do të paraqesë edhe ndërtimi i termocentralit të ri.

Zgjerimi i rrjetit të Termokosit dhe mbjellja e drunjve në kryeqytet, sipas tij, do të luante rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Cilësia e ajrit, sipas zëdhënësit Tahiri, ka qenë temë diskutimi edhe në takimin e kryetarit Shpend Ahmeti, me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministren e Mjedisit, Albena Reshitaj.