Arbëri

Prishtina e USAID-i që nga marsi fillojnë implementimin e projekteve të përbashkëta

Descriptive Text

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim Drejtorin e USAID-it në Kosovë, James Hope, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.​

“Ahmeti e njoftoi Drejtorin Hope për mbarëvajtjen e punëve në Komunën e Prishtinës, sfidat dhe arritjet gjatë këtij mandati. Në takim u diskutua për projektet e përbashkëta, ku Komuna e Prishtinës si një nga komunat e përzgjedhura do të fillojë implementimin e projekteve për qeverisje të mirë në bashkëpunim me USAID, që nga muaji mars”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.