Arbëri

Ndotja alarmante në Prishtinë nuk i shqetëson institucionet

Descriptive Text

Matjet e bëra në dy ditët e fundit nga Ambasada Amerikane, e kanë bërë Prishtinën kryeqytet të ndotjes në nivel global.

Niveli i ndotjes ka tejkaluar shifrën prej 400 pm, duke e kategorizuar gjendjen e ajrit të rrezikshme për organizëm.

Nga ana tjetër, organizata joqeveritare “PEN”, e cila ka bërë matje mobile të ndotjes së ajrit gjithandej nëpër Prishtinë, ka nxjerrë konstatime se niveli i ndotjes nuk është njësoj në të gjitha pjesët e qytetit, shkruan sot Koha Ditore.

Trim Ilazi, menaxher i projektit për cilësi të ajrit në “PEN”, ka thënë se matjet e bëra në dy vjetët e fundit nga kjo organizatë janë bërë si reagim se institucionet deri vonë nuk kanë publikuar të dhëna në lidhje me ndotjen...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.