Arbëri

Spitali i Prishtinës me buxhet të paraparë e pa lokacion ndërtimi

Descriptive Text

Spitali i Prishtinës do të fillojë të ndërtohet në pjesën e dytë të këtij viti, pas hartimit të projektit të tij, i cili do të marrë kohë deri në tetë muaj, përderisa lokacioni për ndërtimin e tij ende nuk është caktuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ka ndarë gjysmë milioni euro për fillimin e ndërtimit të këtij spitali, kanë bërë të ditur se vendimi për lokacionin do të merret në bazë të një analize profesionale gjithëpërfshirëse të fizibilitetit, që merr në konsideratë nevojat e qytetarëve për shërbime, infrastrukturën, qasjen më të lehtë në spital dhe aspektet e tjera.

Albatrit Matoshi, nga kabineti i ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” se në buxhetin aktual dhe projeksionet buxhetore edhe për dy vjetët e ardhshëm Ministria e Shëndetësisë ka paraparë të shpenzojë 4 milionë e 430 mijë euro për tre vjet, në ndërtimin e këtij spitali... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)