Arbëri

A do pranonte Gashi të bëhej DJ, e Gamble të bëhej fermer

51 asamblistë ka Kuvendi Komunal i Prishtinës, brenda sallës ka dallime të mëdha në pikëpamjet politike e ideologjike.

Por edhe më të mëdha janë dallimet në profilet e disa prej asamblistëve.

Seanca inauguruese, më 20 dhjetor, u drejtua nga anëtari më i vjetër, Shefki Gashi, i Lidhjes Demokratike.

Krejt ndryshe nga kuvendi, është puna që bën ky i fundit jashtë këtij institucioni.

Ka gati një dekadë që juristi i pensionuar i është përkushtuar punës në fermën e tij në fshatin e lindjes, Mramor.

Njeriu që shumicën e jetës e kaloi i angazhuar në Komunën e Prishtinës, thotë se me kënaqësi, bashkë me punëtorët e tij, kujdeset për më shumë se 100 krerë gjedhe.

Më shumë vite të angazhimit në komunë ka Gashi, sesa asamblistja më e re në kuvendin e kryeqytetit.

Adelina Fazliu, e Aleancës Kosova e Re, ka vetëm 20 vjet dhe është në vitin e fundit të studimeve në universitet.

Ndërsa shton se i pëlqen shumë edhe aktrimi.

Me gjithë moshën e re, ajo punon edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe merret edhe me aktivitete vullnetare.

Një tjetër fytyrë e re në kuvend është DJ i njohur në kryeqytet, Adrian Berisha.

Ky i fundit është asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, e jashtë kuvendit, pos muzikës, është pjesë e OJQ-ve dhe iniciativave të ndryshme.

Ndërsa synon që të kontribuojë për promovimin e artit në kryeqytet.

Krejt të ndryshme janë aktivitetet që bëjnë jashtë asamblesë Gashi e Berisha.

Por a do të pranonte Shefki Gashi të bënte punën e DJ-it ndonjëherë, e Adrian Berisha atë të fermerit?

Megjithëse jo të dy janë shprehur të gatshëm për një sfidë të tillë, ata shpresojnë që të bashkëpunojnë në Kuvendin e kryeqytetit.