Arbëri

Parlamenti Studentor pro ndërtimit të kampuseve, por kundër zhvendosjes së kampusit universitar

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës bashkë me gjithë studentët tjerë, kanë thënë se asnjëherë nuk do të pajtohen me idenë që kampusi i UP-së të zhvendoset diku tjetër.

Kanë thënë se nuk e përkrahin fare këtë ide, madje se me këtë veprim po tentohet të tjetërsohet historia e Universitetit, transmeton Koha.net.

Përmes një reagimi ata kanë thënë se janë pro ndërtimi të kampuseve të reja e moderne, por jo të tjetërsohet UP-ja.

Reagimi nga Parlamenti Studentor i UP-së:

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" e sheh si të rrezikshme idenë e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës Selim Pacolli, për zhvendosjen e Kampusit Universitar të UP-së.

Me këtë veprim do të tentohej të tjetërsohet historia e Universitetit por edhe e ngjarjeve historike që janë zhvilluar në Kampusin e Universitetit më të vjetër në Kosovë.

Ne jemi pro asaj që të ndërtohen kampuse të reja dhe moderne por jo edhe te tjetërsohet historia e lavdishme e Universitetit tonë që nuk është vetëm vatër e dijes por edhe vatër e qëndresës kombëtare.

Ne si Parlament Studentor bashkë me studentët e UP-së asnjëherë nuk do te pajtohemi që kjo të ndodhë.