Arbëri

Lagjja “Kalabria” e kryeqytetit 24 orë pa ujë, shkak dëmtimi i gypit kryesor

Banorët e lagjes ”Kalabria”, të Prishtinës prej 2 ditësh po përballen me probleme të mëdha, pas reshjeve të fundit të shiut dhe borës.

Gjatë së shtunës, lumi Prishtevka ka vërshuar lagjen si pasojë e bllokimit të urës edhe nga bërlloku dhe grumbulli i ujit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërsa, pasdite punëtorët e një kompanie të kontraktuar nga Komuna duke u munduar që të zhbllokonin urën për të qarkulluar uji, e kanë dëmtuar gypin kryesor të ujësjellësit të lagjes dhe si pasojë e gjithë lagjja ka mbetur pa ujë, për së paku 24 orë.

Islam Beqiri, banor i kësaj lagjeje ka thënë të dielën për “Koha ditore” se se lumi ka vërshuar që nga orët e hershme të së shtunës dhe pastaj një kompani e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës për të punuar në zhbllokimin e urës, e cila ishte mbyllur si pasojë e mbeturinave dhe sasisë së madhe të ujit, e kanë dëmtuar gypin kryesor të ujit.

“Ata e kanë dëmtuar gypin e ujësjellësit dhe kanë ikur, edhe pa treguar madje”, ka thënë Beqiri.

E këtë gjë, e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të ujësjellësit.

Ndërkaq, zyrtarë të Komunës së Prishtinë, ndonëse janë kontaktuar të dielën nga KD-ja nuk janë deklaruar lidhur me këtë çështje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.