Arbëri

Trendi i rritjes së numrit të votuesve në Prishtinë

Descriptive Text

Trendi i daljes së qytetarëve për të votuar në Prishtinë ka shënuar rritje që nga viti 2007. Në katër palë zgjedhje për kryetar komune, kryeqyteti vetëm një herë i ka shpëtuar balotazhit.

Në zgjedhjet për kryetar Komune të vitit 2007 zgjedhja e kryetarit ishte bërë në rundin e dytë të zgjedhjeve.

Në balotazh kishin shkuar Isa Mustafa nga LDK-ja dhe Fatmir Limaj nga PDK-ja.

Mustafa me 30 mijë e 198 vota kishte fituar përballë Limajt, i cili kishte marrë 21 mijë e 664 vota.

Totali i votave të vlefshme në balotazh ishte 51 mijë e 862 vota, kurse në rundin e parë në zgjedhje kishin dalë 63 mijë e 666 votues, raporton Kallxo.com.

Në zgjedhjet pasuese të vitit 2009, Prishtina i kishte shpëtuar balotazhit.

Isa Mustafa (LDK) kishte fituar në rundin e parë me 39 mijë e 306 vota, ndërsa të gjithë kandidatët e partive tjera (AKR, PDK, AAK, etj.) kishin marrë në total 29 mijë e 389 vota.

Image

Totali i votave më 2009 ishte 68 mijë e 695, apo 5 mijë e 35 vota më shumë se në rundin e parë të vitit 2007.

Ndërsa, nëse e krahasojmë me numrin e votuesve në balotazh të vitit 2007, në vitin 2009 kishte 12 mijë e 833 votues më shumë.

Në zgjedhjet për kryetar komune të vitit 2013, përsëri kemi rritje të daljes së votuesve në zgjedhje.

Në rundin e parë të zgjedhjeve kishin dalë 85 mijë e 981 votues.

Krahasuar me rundin e parë të zgjedhjeve në vitin 2009 kishte një rritje të votueseve prej 17 mijë e 313 votues. Kurse, në rundin e dytë kishte më pak votues, apo 72 mijë e 598 votues.

Shpend Ahmeti (Vetëvendosje) fitoi me 37 mijë e 604 vota në balotazh kundër Isa Mustafës (LDK) që kishte marrë 34,994 vota.

Ky trend i rritjes së pjesëmarrjes në zgjedhje ka vazhduar edhe në zgjedhjet e fundit.

Në rundin e parë në kryeqytet kishte 87 mijë e 809 votues. Krahasuar me zgjedhjet paraprake kishte një rritje prej 1 mijë e 828 votues më shumë.

Në zgjedhjet 2017 për kryetar komune, Prishtina përsëri shkoi në balotazh.

Rezultatet preliminare tregojnë diferencën e ngushtë mes Shpend Ahmetit (VV) dhe Arban Abrashit (LDK). I pari ka marrë 41,401 vota, ndërsa i dyti 41.164 vota.

Në balotazhin e vitit 2017 kanë marrë pjesë 82 mijë 565 votues. Në vitin 2017 janë edhe rreth 1.700 vota me kusht dhe postë, të cilat pritet të numërohen.